Përmbledhje
Read the full fact sheet- Kur një familje preket nga një krizë, secili në familje do të reagojë ndryshe.
- Të kuptuarit e reagimeve ndaj eksperiencave të dhimbshme/të hidhura dhe ndikimi i tyre në dinamikën e familjes mund ta ndihmojë familjen të përballet me to.
- Mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale nëse mendoni se familja juaj ka vështirësi me rikuperimin e traumës.
On this page
- Reagimet ndaj traumës
- Jeta familjare pas ngjarjes
- Përçarje në marrëdhëniet familjare
- Njerëzit reagojnë ndryshe ndaj traumës
- Jeta familjare - javë ose muaj më vonë
- Jeta familjare - vite më vonë
- Strategji të dobishme për rikuperimin nga trauma
- Kërkoni ndihmë nga një profesionist shëndetësor
- Ku të merrni ndihmë
Është normale të kesh reagime të forta emocionale ose fizike pas një ngjarjeje të dhimbshme/të hidhur. Këto reagime zakonisht zhduken/zbehen gradualisht si pjesë e procesit natyror të shërimit dhe rimëkëmbjes së trupit. Anëtarët e familjes që përjetojnë një ngjarje të përbashkët të dhimbshme/të hidhur shpesh vlerësojnë dhe afrohen më tepër me njëri-tjetrin, megjithatë nëse ata reagojnë në mënyra të ndryshme kjo mund të shkaktojë tension dhe keqkuptim.
Një përvojë traumatike është çdo ngjarje në jetë që shkakton një kërcënim për sigurinë tonë dhe potencialisht vë në rrezik jetën tonë ose jetën e të tjerëve. Si rezultat, personi përjeton nivele të larta shqetësimi emocional, psikologjik dhe fizik që përkohësisht ulin aftësinë e tij për të funksionuar normalisht në jetën e përditshme.
Shembuj të përvojave potencialisht traumatike përfshijnë fatkeqësitë natyrore si zjarret ose përmbytjet, të qenit dëshmitar i një grabitjeje të armatosur, të pësosh një aksident të rëndë me makinë, të jesh në aeroplan që detyrohet të bëjë ulje emergjente ose të sulmohesh fizikisht.
Reagimet ndaj traumës
Çdo anëtar i familjes reagon ndryshe ndaj ngjarjes traumatike, në varësi të rolit, moshës dhe tipit të personalitetit, edhe nëse të gjithë kanë kaluar përtej të njëjtës përvojë. Nëse anëtarët e familjes nuk e kuptojnë përvojën e njëri-tjetrit, atëherë kjo mund të rezultojë në keqkuptime, prishje të komunikimit dhe probleme të tjera. Edhe nëse nuk mund të kuptoni saktësisht se çfarë po ndjen një anëtar tjetër i familjes suaj, të qënit i vetëdijshëm për reagimet e zakonshme dhe efektin e tyre në jetën familjare mund të ndihmojë të gjithë ta përballojnë situatën më mirë në planin afatgjatë. Në familje, duhet kuptuar se anëtarë të ndryshëm mund të përjetojnë reagime të ndryshme.
Shembuj të reagimeve të zakonshme ndaj traumës janë:
- ndjeheni sikur jeni në një gjendje ‘gadishmërie të lartë’ dhe jeni ‘si roje/vigjilent’ për çdo gjë tjetër që mund të ndodhë
- ndjeheni i mpirë emocionalisht, sikur jeni në një 'gjendje shokimi'
- ndjeheni i veçuar ose i shkëputur nga anëtarët e tjerë të familjes
- emocionoheni dhe nxeheni (me nerva)
- ndjeheni jashtëzakonisht të këputur dhe të lodhur
- ndjeheni shumë të stresuar dhe/ose në ankth
- bëheni shumë mbrojtës ndaj të tjerëve, duke përfshirë familjen dhe miqtë tuaj, dhe nuk doni që ata të largohen larg shikimit tuaj
- nuk doni të lini ose largoheni nga një vend i caktuar nga frika se "diçka mund të ndodhë".
Pavarësisht reagimeve traumatike, shumë familje kujtojnë të kaluarën dhe kuptojnë se krizat në fakt, i kanë ndihmuar të bëhen më të afruar dhe më të fortë nëse komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë periudhës së rikuperimit. Megjithatë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale nëse nuk jeni të sigurt ose mendoni se familja juaj po kalon kohe të vështire për t'u rikuperuar.
Jeta familjare pas ngjarjes
Çdo familje është e ndryshme, por ndryshimet e zakonshme menjëherë pas ngjarjes në jetën familjare janë renditur më poshtë.
- Prindërit mund të kenë frikë për sigurinë e njëri-tjetrit dhe sigurinë e fëmijëve të tyre larg shtëpisë.
- Anëtarët e familjes mund të përjetojnë makthe ose ëndrra shqetësuese rreth ngjarjes.
- Frika se një përvojë tjetër shqetësuese/hidhëruese mund të ndikojë në jetën familjare.
- Anëtarët e familjes mund të përpiqen të mbrojnë njëri-tjetrin nga shqetësimi/hidhërimi i tyre duke e ndrydhur/mbajtur përbrenda dhe duke mos e pranuar atë.
- Mbajtja e inatit ndaj kujtdo që besohet se ka shkaktuar ngjarjen shpesh mund të kalojë tek të afërmit ose familjaret e prekur në përgjithësi, kështu që ka intolerancë, acarim dhe zemërim me njëri-tjetrin.
- Anëtarët e familjes mund të ndihen të mbingarkuar emocionalisht nga pasiguria ose mungesa e kontrollit, ose nga mendimi se kanë kaq shumë për të bërë.
- Anëtarët e familjes mund të mos dinë sesi të flasin me njëri-tjetrin. Secili person po përpiqet të kuptojë se çfarë ka ndodhur dhe si ndihet rreth ngjarjes. Nëse të folurit rreth ngjarjes i mërzit njerëzit, ata shpesh do ta shmangin atë.
- Padurimi, keqkuptimet, debatet për gjëra të vogla dhe veçimi nga njëri-tjetri mund të ndikojnë në jetën dhe marrëdhëniet familjare.
Përçarje në marrëdhëniet familjare
Gjithashtu marrëdhëniet familjare mund të ndikohen nga një ngjarje traumatike, si për shembull:
- Prindërit mund të ndihen të pasigurt se si mund t'i ndihmojnë fëmijët e tyre pas krizës dhe të humbasin besimin në stilin e tyre normal të prindërimit.
- Prishja e komunikimit ndërsa çdo anëtar i familjes lufton në mënyrën e vet për tu pajtuar me atë që ka ndodhur.
- Fëmijët nuk duan të shkojnë në shkollë.
- Fëmijët kërkojnë t'ju shmangen prindërve të tyre të mërzitur dhe e kalojnë gjithë kohën e tyre me moshatarët, duke ju larguar problemeve.
- Prindërit nuk duan të shkojnë në punë.
- Programet e shtëpisë shpesh dështojnë - punët e përditshme të shtëpisë harrohen, oraret e rregullta të vakteve të ngrënies të ushqimit dhe argëtimi neglizhohen.
- Angazhimet e zakonshme për përgjegjësitë shtëpiake ndryshojnë. Fëmijët mund të gatuajnë ushqime për njëfarë kohe, prindërit mund të ndihen të paaftë për të kryer punët ose fëmijët mund të mos duan të qëndrojnë vetëm.
Njerëzit reagojnë ndryshe ndaj traumës
Është normale që njerëzit të reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ngjarjeve shqetësuese/hidhërimeve. Megjithatë, ndonjëherë reagimet e njerëzve mund të mos përputhen. Një person mund të tërhiqet/veçohet dhe të ketë nevojë për kohë për veten e tij, ndërsa tjetri ka nevojë për shoqëri dhe dëshiron të flasë. Edhe pse kjo situatë mund të duket mjaft konfuze/e ngatërruar, nganjëherë dhënia e hapësirës së nevojshme mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për personin për të përpunuar/menaxhuar reagimin e tij. Me familjet, reagimet e zakonshme mund të përfshijnë:
- Ndjenjat e forta – përfshijnë ankthin, frikën, trishtimin, fajin, inatin, pambrojtshmërinë, pafuqinë ose mungesën e shpresës. Këto ndjenja nuk janë thjesht te lidhura vetëm për ngjarjen, por edhe për fusha të tjera normale të jetës te mëparshme. Do ndihmonte nëse këto ndjenja të mos merreshin personalisht dhe duhet të kujtosh se këto po ndodhin për shkak të asaj që ndodhi dhe do të zbehen gjatë kohës qe ju merrni veten ose rimëkëmbeni.
- Simptomat fizike – përfshijnë dhimbje koke, të vjella, dhimbje stomaku, pagjumësi, gjumë me shkëputje, ëndrra të këqija, ndryshim të oreksit, djersitje dhe dridhje, dhimbje ose përkeqësim të gjendjes mjekësore para-ekzistuese.
- Ndikohet mendimi – përfshin vështirësi me përqendrimin ose të menduarit qartë, kujtesën afatshkurtër, planifikimin ose marrjen e vendimeve, paaftësinë për të përvetësuar informacionin, mendimet e përsëritura të ngjarjes traumatike, të menduarit për tragjeditë e tjera të së kaluarës, mendimet pesimiste ose paaftësinë për të marrë vendime.
- Ndryshimet e sjelljes – përfshijnë rënie në performancën e punës ose shkollës, kthimin në struktura të ndryshuara të së ngrënit, përdorimin e drogës ose alkoolit, pamundësi për të pushuar ose për të qëndruar pa lëvizur, mungesën e motivimit për të bërë ndonjë gjë, rritjen e agresivitetit ose përfshirjen në aktivitete vetë shkatërrimi ose vetë dëmtimi.
Jeta familjare - javë ose muaj më vonë
Marrëdhëniet familjare mund të ndryshojnë javë apo edhe muaj pas ngjarjes. Për shkak se koha ka kaluar, anëtarët e familjes ndonjëherë nuk e kuptojnë se si ndryshimet lidhen drejtpërdrejt me ngjarjen. Çdo familje është e ndryshme, por ndryshimet e zakonshme në javët ose muajt pas ngjarjes përfshijnë:
- Anëtarët e familjes mund të bëhen gjaknxehtë ose të acaruar me njëri-tjetrin, gjë që mund të çojë në debate dhe grindje/mosmarrëveshje.
- Ata mund të humbasin interesin për aktivitetet ose performanca e tyre në punë ose shkollë ulet.
- Fëmijët mund të bëhen shumë të ngjitur pas jush, të qajnë vazhdimish, kërkues për çdo gjë, të mos bashkëpunojnë ose të prapë.
- Adoleshentët mund të bëhen të varur tek ju dhe të papjekur ose argumentues, kërkues për çdo gjë ose të pabindur.
- Individët mund të ndjehen të neglizhuar dhe të keqkuptuar.
- Disa anëtarë të familjes mund të punojnë aq shumë për të ndihmuar të dashurit e tyre, por ata neglizhojnë të kujdesen për veten e tyre.
- Anëtarët individualë të familjes mund të ndihen më pak të lidhur ose të përfshirë me njëri-tjetrin.
- Prindërit mund të përjetojnë probleme emocionale ose seksuale në marrëdhënien e tyre.
- Të gjithë ndihen të rraskapitur dhe duan mbështetje, por nuk mund të japin shumë mbështetje në këmbim.
Jeta familjare - vite më vonë
Ndonjëherë, reagimi ndaj një ngjarjeje shqetësuese/hidhëruese ose të frikshme mund të marrë shumë kohë për t'u shfaqur. Në disa raste, mund të duhen vite që problemet të dalin në sipërfaqe – ndoshta mbas ndonjë çështjeje gjyqësore, hetimi ose një proçesi tjetër formal që lidhet me ngjarjen. Kjo mund të ndodhë nëse personi është shumë i zënë duke ndihmuar të tjerët ose duke u marrë me çështje që ka të bëjnë me situatën, si sigurimi, rindërtimi, zhvendosja, proceset ligjore ose problemet financiare. Shpesh reagimet mund të shfaqen kur situata është kthyer në normalitet. Çdo familje është e ndryshme, por ndryshimet në dinamikën e familjes mund të përfshijnë:
- Ri-jetimi i përvojës traumatike kur përballen me një krizë të re.
- Problemet mund të duken më të këqija se sa ato janë dhe bëhen më të vështira për t'u trajtuar.
- Ndryshimet në jetën familjare që kanë ndodhur në ditët, javët ose muajt pas ngjarjes mund të bëhen zakone të përhershme dhe të çojnë në një ulje të cilësisë së jetës familjare.
- Anëtarët e familjes mund t’i përballojnë ndryshe kujtimet e ngjarjes. Disa mund të duan të përkujtojnë përvjetorin ose të rishikojnë skenën e ngjarjes, ndërsa të tjerët mund të duan ta harrojnë atë.
- Konflikti në llojet e ndryshme të përballimit të situatës mund të çojë në argumente dhe keqkuptime nëse anëtarët e familjes nuk janë të ndjeshëm ndaj nevojave të njëri-tjetrit.
Strategji të dobishme për rikuperimin nga trauma
Disa gjëra që mund të bëni për të reduktuar komplikimet dhe për të mbështetur rikuperimin e njëri-tjetrit përfshijnë:
- Mos harroni se rikuperimi merr kohë. Përgatitni anëtarët e familjes për të kaluar një periudhë stresi dhe shkurtoni kërkesat e panevojshme për të ruajtur energjinë e të gjithëve.
- Mos u fokusoni vetëm tek problemet. Gjeni kohën e lirë për të qenë bashkë, për t'u çlodhur dhe për të bërë gjëra të këndshme, përndryshe stresi nuk do të largohet.
- Vazhdoni të komunikoni. Sigurohuni që çdo anëtar i familjes t'u bëjë të ditur të tjerëve se çfarë po ndodh me ta dhe çfarë ndihme i nevojitet. Prindërve mund t'u duhet t'u demonstrojnë fëmijëve se si flitet me njeri tjetrin dhe të pranojnë reagimet e njëri-tjetrit.
- Planifikoni pushime të rregullta dhe vazhdoni aktivitetet që ju kanë pëlqyer më parë – edhe nëse nuk ju pëlqen shumë. Ju ndoshta do të kënaqeni nëse përpiqeni. Kënaqësia dhe relaksimi rindërtojnë energjinë emocionale.
- Ndiqni përparimin dhe arritjet e familjes suaj gjatë rimëkëmbjes. Mos vazhdoni të mendoni vetëm për gjërat që akoma duhen bërë.
- Qëndroni pozitiv dhe inkurajues, edhe nëse ndonjëherë, të gjithëve do ju nevojitet të flasin rreth frikës dhe shqetësimeve të tyre. Kujtojini vetes se familjet i kalojnë kohët e vështira dhe shpesh janë më të forta.
- Përpiquni të organizoni mundësi të rregullta për ‘takime shoqërore’. Ndjenjat e afërsisë dhe komunikimit vijnë ndonjëherë kur prindërit i kushtojnë vëmendje të plotë fëmijëve të tyre.
Kërkoni ndihmë nga një profesionist shëndetësor
Stresi traumatik mund të shkaktojë reagime shumë të forta tek disa njerëz dhe mund të bëhet i vazhdueshëm ose të çojë në ndryshime të përhershme në stilin e jetës familjare që nuk janë të dëshiruara. Ju duhet të kërkoni ndihmë profesionale nëse:
- nuk jeni në gjendje të përballoni ndjenjat e forta ose ndjesitë fizike
- nuk keni ndjenja normale, por vazhdoni të ndiheni të mpirë dhe bosh
- nuk mund të krijoni komunikim me anëtarët e tjerë të familjes
- vazhdoni të ndiheni i harruar, sikur nuk përkisni askund ose i shkëputur
- ndjeni se nuk keni filluar të ktheheni në normalitet pas tre ose katër javësh
- vazhdoni të keni simptoma të stresit fizik
- vazhdoni të keni gjumë të trazuar/çrregullt ose ëndrra të këqija
- përpiqeni qëllimisht të shmangni çdo gjë që ju kujton përvojën traumatike
- nuk keni askënd me të cilin mund të ndani ndjenjat tuaja
- vini re se komunikimi në familje ka ndryshuar dhe nuk po rimëkëmbet
- zbuloni se marrëdhëniet me familjen dhe miqtë po vuajnë
- bëheni të prirur për aksidente dhe përdorni më shumë alkool ose drogë
- nuk mund të ktheheni në punë ose nuk menaxhoni përgjegjësitë
- vazhdoni të rijetoni përvojën traumatike
- ndjeni shumë ankth dhe mund të trembeni lehtësisht.
Nëse në çdo moment jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj mendor ose shëndetin mendor të një personi tuaj të afërt, telefononi Lifeline në 13 11 14.
Ku të merrni ndihmë
- Mjeku i familjes (doktori), specialisti i shëndetit mendor, si për shembull një psikiatër, psikolog, konsulent ose punonjës social
- Qendra shëndetësore e komunitetit tuaj lokal
- Shërbimet e Referimit të Shoqërisë Psikologjike Australiane Tel. 1800 333 497
- Phoenix Australia Qendra për Shëndetin Mendor Post-Traumatik Tel. (03) 9035 5599
- Qendra për Hidhërim dhe Vajtim Tel. 1800 642 066
Shërbimet e përgjithshme të konsultimit telefonik mund të ofrojnë konsulta:
- Linja e shpëtimit Lifeline Tel. 13 11 14
- Linja e hidhërimit GriefLine Tel. 1300 845 745
- përtej blusë beyondblue Tel. 1300 22 4636
- Linja prindërore Parentline Tel. 13 22 89
- Linja e Ndihmës për Fëmijë Kids Helpline Tel. 1800 55 1800
- Infermierja në linjë Tel. 1300 60 60 24 – për informacion dhe konsulta të ekspertëve shëndetësorë (24 orë, 7 ditë)